Pas më shumë se dy vite në krye të Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare, Ergys Verdho ka dhënë dorëheqjen.

Burime për Report TV konfirmojnë se ai do të marrë drejtimin e Hekurudhës Shqiptare, që aktualisht drejtohet nga Gentjan Liko.

Ergys Verdho e mori drejtimin e KESH në qershor të vitit 2021, pasi u largua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërkohë që ende nuk është zyrtarizuar se kush do të jetë pasuesi i tij.