Në qytetin e Shkodrës ka nisur puna për puna për rigjenerimin e fasadave të pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” dhe sistemimin e sheshit.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në rrjetet sociale pamje nga puna për rehabilitimin e fasadave duke përdorur sistemin kapot (termoizolim), për rritjen e eficiencës energjetike dhe rritjen e qëndrueshmërisë së objekteve për një periudhë më afatgjatë.

“Në bllokun e pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka nisur puna për transformimin e kësaj zone. Një investim i bashkisë Shkodër që përfshin rikonstruksionin e fasadave të pallateve dhe sistemimin e plotë të sheshit”, tha Beci.

Bashkia e Shkodrës po kryen një sërë investimesh si rikonstruksioni i rrugëve në lagjet e qytetit, rikonstruksioni i fasadave të pallateve dhe ndriçimi LED i rrugëve./ata