Opozita shqiptare do të bojkotojë seancën parlamentare ku do të zgjidhet qeveria teknike dhe s’do ta votojë Talat Xhaferin si kryeministër teknik dhe kreun e parë shqiptar të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Siç kanë bërë të ditur liderët e partive të Lidhjes Europiane për Ndryshim, LEN-it, deputetët e tyre nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku në rend dite është zgjedhje e Qeverisë teknike.
Opozita shqiptare ka marrë vendimin me arsyetimin se nuk i lejohet ta ketë një anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Ndërkohë seanca për votimin e qeverisë teknike ka filluar një orë e 15 minuta vonesë.
Në seancën e sotme opozita maqedonase ndonëse do të jetë prezentë në Kuvend, nuk do të votoj për Qeverinë e re.