Laçi dhe Teuta kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të javës së 21-të të Superiores, me barazimin 1-1. Sfida nisi mjaft mirë për kurbinasit, të cilët gjetën rrjetën falë një supergoli të Kryeziut në minutën e 24’.
Të dyja skuadrat punuan shumë për të gjetur golin që i duhej, i cili erdhi në minutën e 86’ nga Peposhi falë një penalltie, me të dyja skuadrat që u mjaftuan me një pikë.
Kështu Laçi vazhdon të qëndrojë në vendin e gjashtë me 26 pikë, ndërsa Teuta në vendin e fundit me 18 pikë.