Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, vdiq sot në moshën 76-vjeçare.

Një deklaratë në faqen e tij zyrtare konfirmoi se ai kishte vdekur sot në mëngjes, i rrethuar nga familja e tij.

Suedezi, i cili kishte luftuar me kancerin, ishte trajneri i parë i huaj i kombëtares angleze, duke marrë drejtimin e 67 ndeshjeve nga viti 2001 deri në 2006.

Ai udhëhoqi Anglinë në çerekfinalet e tre turneve të mëdha radhazi, duke përfshirë Kupat e Botës së 2002 dhe 2006.

Ai u emërua pas një karriere të suksesshme në menaxhimin e klubeve, veçanërisht në Itali, ku fitoi një dyshe të Serisë A dhe kupa, si dhe Kupën e Fituesve të Kupave Evropiane, me Lazion.

Ai u rikthye në Kupën e Botës me Bregun e Fildishtë në vitin 2010 dhe gjithashtu një kohë të gjatë trajnoi ”Manchester City” dhe ”Leicester”./ata