Dy ushtarë izraelitë janë plagosur në sulmin e kryer nga Lëvizja Hezbollah në Liban kundër pozicioneve ushtarake të Izraelit në kufi.
Sipas lajmit të radios së ushtrisë izraelite, thuhet se 2 ushtarë izraelitë u plagosën në rajonin e Jalila-s Perëndimore në sulmin e kryer me raketë Burkan nga territori libanez.
Hezbollahu gjithashtu bëri një deklaratë për sulmet e tij kundër forcave izraelite. Në deklaratë thuhet se pikat ushtarake të Izraelit Hadab Yari, Birket Rishe dhe Biranit të vendosura në kufi ishin shënjestruar me raketën Burkan.
Raketa Burkan e prodhuar nga Irani peshon gjysmë ton dhe është ndër armët e rënda më të përdorura nga Hezbollahu kundër Izraelit.
Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nisën më 8 tetor 2023, humbën jetën 174 anëtarë të Hezbollahut, 30 civilë libanezë, 6 civilë izraelitë dhe 10 ushtarë izraelitë./aa