Një tjetër gazetar është vrarë në Rripin e Gazës në të cilën ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionë luftarakë izraelitë vendosën në objektiv shtëpinë e gazetarit Isam Al-Lulu në rajonin Al-Zawaida në pjesën qendrore të Gazës.

Në sulm humbën jetën gazetari Lulu, bashkëshortja, djali, nusja dhe nipi i tij.

Që nga 7 tetori e deri më tani, 121 gazetarë janë vrarë në Rripin e Gazës në të cilën ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj prej muajsh./aa