Dhjetëra palestinezë u vranë dhe u plagosën në ditën e 115-të të sulmeve intensive të forcave izraelite në Rripin e Gazës nga ajri, toka dhe deti.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, dhjetëra palestinezë u vranë dhe u plagosën si pasojë e bombardimeve ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite në lagjet Az-Zeitoun në juglindje të qytetit të Gazës dhe Tel al-Heva në jugperëndim.
Të paktën 23 palestinezë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin e avionëve luftarakë izraelitë në një shtëpi që i përket familjes Al-Mutvi në perëndim të kampit të refugjatëve Nusayrat, që ndodhet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Në sulmin izraelit në një shtëpi në lagjen Al-Zawayida në pjesën qendrore të qytetit, 14 palestinezë u vranë dhe disa tjerë u plagosën.
Ushtria izraelite vazhdon bombardimet intensive në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës nga ajri, toka dhe deti./aa