Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, i uroi suksese, Talat Xhaferin me rastin e zgjedhjes së tij në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Hasani u shpreh besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, si dhe vijimin e punës për realizimin e proceseve që dalin nga negociatat për anëtarësim me BE-në dhe përshpejtimi i integrimit evropian.

“Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut!.

Besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, që nga organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike, vijimi i punës për realizimin e proceseve që dalin nga negociatat për anëtarësim me BE-në dhe përshpejtimi i integrimit evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, thuhet në mesazhin e ministrit Hasani.

Talat Xhaferi do të drejtojë qeverinë teknike që do të merret me organizimin e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 8 Maj./ata