Argjentina është tronditur nga krimi brutal ku një 13-vjeçar ka vrarë mikun e tij të ngushtë 14 vjeç.

 

 

13-vjeçari u arrestua pasi trupi i Joaquin u gjet në një shtëpi të braktisur disa ditë pasi u zhduk.

 

Për herë të fundit Joaquin u pa në 29 qershor kur doli nga shkolla me shokun e tij në qytetin Laboulaye në Argjentinë.

 

 

Pak çaste më vonë pasi dy djemtë u kapën nga kamerat e sigurisë duke ecur krah për krah. Më vonë 13-vjeçari u largua nga shtëpia ku kishin hyrë së bashku dhe u kthye në shkollë.

 

“Ky fëmijë është një psikopat. Ai ishte shoku i fëmijërisë së Joaquin. Ata ishin bashkë që në klasën e parë. Ata shkonin në festat e njëri-tjetrit”, tha nëna e 14-vjeçaris, Mariela Flores.

 

Derisa trupi i Joaquin u gjet tre ditë pas zhdukjes nga një fqinj i përfshirë në kërkim, 13-vjeçari vazhdoi të gënjejë policinë.

 

Duke përshkruar sesi e gjeti trupin e 14-vjeçarit, fqinji tha se “ishim duke ecur me dy kushërinjtë e tij kur u futëm në shtëpi. Sapo kaluam hyrjen pamë trupin. Kushërinjtë e tij filluan të bërtasin. Ishte si një film horror. E pashë trupin dhe nuk mund ta besoja”.

 

Sipas burimeve policore, Joaquin është goditur me grusht të paktën 10 herë në kokë. Sipas të njëjtave burime, goditjet kanë qenë aq të forta sa 14-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

 

Pasi u gjet trupi i pajetë i shokut të tij, 13-vjeçari rrëfeu për krimin e tij, por nuk foli për arsyen pse e bëri.

 

“Nuk po e kuptoj. Mendja ime nuk e mban dot. Dua të di pse e bëri por nuk kam përgjigje”, tha babai i 14-vjeçarit Joaquin me bashkëshorten.