Izraeli kreu sulme ajrore në disa pika në jug të kryeqytetit të Sirisë, Damask.

Agjencia siriane e lajmeve SANA, duke u bazuar në burime ushtarake, njoftoi se sulme ajrore janë kryer në disa pika në jug të Damaskut.

"Sulmet shkaktuan dëme, disa civilë u vranë dhe u plagosën", thuhet më tej. Gjithashtu raportohet se disa këshilltarë dhe civilë iranianë u vranë të hënën në jug të Damaskut.

Autoritetet izraelite ende nuk janë prononcuar në lidhje me sulmet.

Dihet se në Damask dhe zonat rurale ka elementë të Hezbollahut libanez si dhe të ushtrisë siriane dhe grupe terroriste të mbështetura nga Irani.

Izraeli ka kryer sulme të herëpashershme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe post blloqeve ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane në Siri që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011./aa