Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem.
Rama u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, takimi u përqendrua tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizimit.
Auto Moto Park në Elbasan shënon një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri.
Cirkuiti i parë shqiptar po ndërtohet me pistë 5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m² në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK.
Automotoparku në Elbasan do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj e do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive./ata