Zvicra është në 1/8 e Euro 2024 dhe përballet më 29 qershor me Italinë në Berlin. Në kampin e helvetëve nuk janë të qetë pasi ka ndodhur një vjedhje dhe tre laptop të stafit nuk gjenden, çka te Zvicra janë të shqetësuar për vjedhje.
Gjithçka ka ndodhur në një hotel në Dusseldorf, ku kombëtarja ishte akomoduar për ndeshjen kundër Gjermanisë. Personi që ka kryer këtë krim ende nuk është identifikuar.
Adrian Arnold, një nga përfaqësuesit e Federatës Zvicerane të Futbollit, u shpreh në lidhje me këtë situatë: “Mund të konfirmoj se tre laptop të punonjësve tanë janë vjedhur nga hoteli dhe ne tashmë e kemi raportuar këtë në polici. Për momentin nuk na duhen më këto të dhëna për analiza të sakta në turne. Nëse ishte sulm ndaj të dhënave të kombëtares zvicerane, ata sulmuan ekipin e gabuar”, tha ai./Shqiptarja