Trupat e pajetë të shumë palestinezëve të vrarë në sulmin ajror që ushtria izraelite kreu në një rajon në veri të Rripit të Gazës shihen përmes pamjeve se janë të shpërndarë përreth.

Pamjet paraqiten nga vendi i ngjarjes pas sulmit që ushtria izraelite kreu mëngjesin e sotëm në zonën Rimal në veri të Gazës.

Në pamje vërehet se trupat e pajetë të shumë palestinezëve, përfshirë edhe fëmijë janë të shpërndarë përreth. Ndërkohë bien në sy se në zonë ka shumë trupa të palestinezëve dhe se disa prej tyre janë të mbuluar me batanije.

Burimet lokale thonë se në sulmin ajror u shënjestruan 3 shtëpi, se janë vrarë të paktën 13 palestinezë dhe se ka persona të mbetur nën rrënoja.

Ushtria izraelite që nga 7 tetori e deri më tani bombardon Rripin e Gazës ku jetojnë rreth 2.3 milionë palestinezë. Për shkak të sulmeve deri më tani përfshirë 11 mijë fëmijë dhe 7.500 gra janë vrarë 26.637 palestinezë, ndërsa janë plagosur 65.636 të tjerë.

Teksa njoftohet se ende nën rrënoja ndodhen mijëra të vdekur, thuhet se po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata./aa