Dronë dhe raketa antitank të lëshuara nga Libani shkaktuan zjarre dhe dëmtuan ndërtesa në veri të Izraelit.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se sirena u dëgjuan në Galilenë Perëndimore pasi disa objektiva të dyshimta ajrore u lëshuan nga Libani në veri të Izraelit.
“Mbrojtja ajrore e ushtrisë interceptoi me sukses dy objektiva të dyshimta ajrore mbi bregun e Nahariyas”, thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës, dy objektiva shtesë që kaluan nga Libani ranë në Kabri në veri të Izraelit.
“Për pasojë shpërtheu një zjarr dhe u shkaktuan dëme në zonë”, thuhet më tej.
Ushtria konfirmoi se disa raketa antitank u lëshuan gjithashtu në drejtim të zonave Manara, Yir'on, Avivim, Margaliot dhe Yiftach në Izraelin verior.
“U identifikuan disa goditje në strukturat në zonat Manara dhe Yir'on”, tha ajo.
Ushtria izraelite tha herët sot se kishte gjuajtur artileri “për të mënjanuar kërcënimet” në zonat Salhani, Ayta ash-Shab dhe Hanine në Libanin jugor./aa