Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po vijon matrikullimet falas në çdo fermë blegtorale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se kjo është një mbështetje direkte e qeverisë që ul kostot për çdo blegtor dhe garanton sigurinë ushqimore, për një sektor më të fortë e konkurrues në treg.

Vetëm në vitin 2023 Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka kryer 427 500 matrikullime falas. Konkretisht është kryer matrikullimi për 60 500 gjedhë, 365 mijë të imëta dhe 2 200 derra.

“Veterinerët tanë gjenden në çdo fermë, duke ofruar këtë shërbim edhe në vitin 2024”, tha Denaj./ata