Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) dhe Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil (AKISA) nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi.
Sipas AAC-së, marrëveshjet konsistojnë në koordinimin e aktiviteteve, lidhur me investigimin e ngjarjeve të transportit ajror dhe implementimit efektiv të standardeve dhe praktikave të rekomanduara të ICAO-s.
“Bashkëpunimi, përdorimi i burimeve të disponueshme dhe harmonizimi i rregullbërjes janë në përputhje me kërkesat e Aneksit 13”, bën të ditur AAC./ata