Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim në Madrid me ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares.

Kumbaro u shpreh se në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Spanjës, që vitet e fundit po forcohen, sidomos dhe falë turizmit.

Ministrja bëri të ditur se “kemi pasur numrin më të lartë ndonjëherë të vizitorëve spanjollë që kanë vizituar Shqipërinë”.

“Por edhe të investimeve që janë afruar në fushën e hotelerisë, siç është gjiganti ‘Melià’, dhe së shpejti edhe grupe të tjera si ‘Iberostar’, ‘Catalonia’ Hotel Groups apo ‘Barcelo Hotel Group’, të cilat kanë shprehur interesin për të pasur markat e tyre në vendin tonë”, u shpreh ajo./ata