Kostoja e ndërtimi të banesave shënoi një rritje prej 4.1 % gjatë tremujorit të katërt të vitit që lamë pas, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT-i, ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e katërt 2023 është 4.1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 7 %.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shpenzime energjie” me 9 %, pasuar nga grupet “shpenzime për paga” me 4.5 %, “shpenzime transporti” dhe “kosto të tjera” përkatësisht me 3.9 % secili, “shpenzime materiale” me 3.3 % dhe “shpenzime makinerie” me 1.5 %.
Brenda grupit “shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “materiale hidrosanitare dhe ventilimi” shënoi rritjen më të lartë prej 4.4 %, pasuar nga grupet “materiale ndërtimi” me 3.4 % dhe “materiale elektrike dhe komunikimi” me 2.1 %.