Drejtorja Ekzekutive e AIDA-s, Laura Plaku Saro, priti sot në një takim Presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe, Zenel Hoxha.

Plaku tha se, qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh, në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve me investitorët potencialë dhe ata ekzistues britanikë.

Gjatë takimit u diskutua për organizimin e misioneve të tregtisë mes dy vendeve.

Gjithashtu, vëmendje të veçantë do t’i kushtohet edhe takimeve business to business (B2B), për krijimin e mundësive për rrjetëzimin e bizneseve, eksplorimin e tregjeve të reja, si dhe arritjen e marrëveshjeve konkrete./ata