Sultan Ibrahim ibni Sultan Iskandar, 65 vjeç, mori rolin e mbretit të ri të Malajzisë.
Ibrahim pason Al-Sultan Abdullah Ri'ayatuddin Al-Mustafa Billah Shah, mandati pesëvjeçar i të cilit përfundoi të martën.
Ai u betua si mbreti i 17-të, i quajtur Agong, në Istana Negara, rezidenca zyrtare e mbretit, në kryeqytetin Kuala Lumpur.
Më parë, mbreti i ri shërbeu si Sultan i shtetit Johor në Malajzinë jugore.
Ai u zgjodh nga familja mbretërore e Malajzisë tetorin e kaluar.
Familja mbretërore e Malajzisë ka nëntë sundimtarë që marrin pozitat e larta me radhë, sipas një sistemi të rënë dakord në vitin 1957 kur Malaya u pavarësua nga sundimi britanik.
Kryeministri i Malajzisë Anwar Ibrahim uroi mbretin e ri dhe tha se populli "do të vazhdojë t'ju bindet me besnikëri të pandarë" sundimtarëve mbretërorë.
Sultan Nazrin Shah, 67 vjeç, nga shteti veriperëndimor Perak u betua si zëvendësmbret./aa