Hamasi e përshkroi sulmin e ushtrisë izraelite në ndërtesën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze dhe spitalin "Amal" në Khan Younis të Rripit të Gazës si një krim lufte.
Lidhur me këtë çështje është bërë një deklaratë me shkrim nga Hamasi.
Në deklaratë paralajmërohet se ushtarët izraelitë do të kryejnë masakër të re pasi bastisën me armë të rënda ndërtesën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze dhe spitalin "Amal" në Khan Younis dhe theksohet se "bastisja është një krim lufte i shtuar në masakrat dhe shkeljet e kryera nga Izraeli kundër palestinezëve në Rripin e Gazës".
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze kishte njoftuar se forcat izraelite bastisën selinë e tyre në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës dhe spitalin "Amal" ndërsa punonjësve në të dy vendet dhe njerëzve që ishin strehuar atje iu kërkua të evakuonin vendet.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze më vonë njoftoi se tendat e refugjatëve në selinë e saj në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës u dogjën pas bastisjes nga ushtarët izraelitë./aa