Kupa e Shqipërisë do mësojë sot katër çiftet çerekfinaliste të saj. Tetë skuadra të ndara në dy vazo janë në ethet e goglave, me trofeun që të dërgon në Evropë.

Këtë të mërkurë në orën 11:00 në ambientet e FSHF-së do hidhet edhe shorti, ku do marrin pjesë tetë përfaqësuesit e skuadrave. Skuadrat që janë të ndara në dy vazo, nuk mund të përballen me ekipe në vazot e tyre.

Vazo 1: Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia

Vazo 2: Laçi, Teuta, Kukësi, Erzeni

Shorti do jetë i lirë, ndërsa ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.