Revista prestigjioze britanike “House and Garden” e prezanton Shqipërinë si një vend piktoresk, ku vlerësohet veçanërisht stili i jetesës në fshatra.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar në “House and Garden”, i cili zbulon fshatrat malorë dhe rrënojat piktoreske ilire, duke zbuluar një mënyrë jetese që në disa vende ndihet pothuajse e paprekur nga koha.
“Revista vlerëson stilin e jetesës në fshatra, aty ku ndërthuren gjurmët e lashta të historisë, traditat artizanale, shpirtërore, folklorike me frymën për t’i rikrijuar, rigjallëruar e përmes ekoturizmit modeleve të qëndrueshme të zhvillimit e të mikpritjes”, u shpreh Rama.
Gazetari Stanley Stewart i revistës britanike “House and Garden” rrëfen rrugëtimin e tij në fshatrat malorë, “duke përhumbur në kështjellat osmane, duke u ngjitur nëpër amfiteatro, duke vizituar varret ilire, duke pirë me murgjit me mjekër në manastire të largëta dhe duke dëgjuar historitë për Lord Bajronin”.
“Ikja e Shqipërisë nga historia e saj e trazuar është e jashtëzakonshme. Problemet vazhdojnë, por vendi me malet me diell të paqes, prosperitetin relativ dhe lidhjet e mira të Wi-Fi po shfaqet si një nga vendet më të bukura në Ballkan.”Tani Shqipëria është një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE dhe ka filluar të shfaqet në listat e udhëtarëve”, shkruan ai./ata