Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura e Kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë.

Në fokus të diskutimeve mes socialistëve kanë qenë zgjedhjet brenda partisë.

Mësohet se kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi këtë të Mërkurë që të vlerësohet performanca e krerëve të degëve të PS-së, si kriter që përcakton rikandidimin e tyre.

 

Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura e Kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë.

Në fokus të diskutimeve mes socialistëve kanë qenë zgjedhjet brenda partisë.

Mësohet se kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi këtë të Mërkurë që të vlerësohet performanca e krerëve të degëve të PS-së, si kriter që përcakton rikandidimin e tyreNga ana tjetër, pritet që të ndryshohet si Kongresi i Partisë, anëtarët e Asamblesë së re e më pas edhe Kryesia.

Kreu i qeverisë ka dhënë porosi që të mos rikandidohen të gjithë ata të cilët kanë pasur një performancë jo të mirë gjatë këtyre viteve, kështu që i gjithë vlerësimi do të bëhet pikërisht në bazë të punës së tyre.

Sa i takon Kongresit të PS-së dhe Asamblesë, pritet që të ketë mbledhje në muajin Mars.