Qeveria e koalicionit të majtë vendosi që Spanja të ofrojë kontribut vullnetar për Prokurorinë e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për hetimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Gaza, e cila ndodhet nën sulmet izraelite.
Me vendimin e marrë në mbledhjen që Këshilli i Ministrave mbajti më 30 janar, Spanja me qëllimin që përgjegjësit të japin llogari para gjykatës, do të ofrojë kontribut vullnetar për GJND në hetimin e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut në Gaza.
Në kuadër të këtij kontributi vullnetar që ka rëndësi politike, një burim prej 500 mijë eurosh do të transferohet në Fondin e Besimit të Prokurorisë së GJND-së në vitin 2024.
Prokuroria e GJND-së e cila heton krimet e gjenocidit, të luftës dhe kundër njerëzimit dhe e cila është një nga katër organet e GJND-së, që nga qershori i vitit 2021 e deri më tani drejtohet nga prokurori Karim Ahmad Khan.
Prokuroria e GJND-së e cila aktualisht ka 17 hetime të hapura, tre prej të cilave janë në fazën paraprake, krijoi në mars 2022 një fond për të mbështetur punimet e këtyre hetimeve dhe aktiviteteve të trajnimit.
Për shkak se në mesin e hetimeve të kryera nga GJND-ja janë edhe krimet e luftës së kryer kundër gazetarëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Gaza, kontributi vullnetar që Qeveria e Spanjës do të ofrojë do të përdoret edhe për këto hetime./aa