Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se 195 ushtarë ukrainas u liruan reciprokisht si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve me Ukrainën.
Në deklaratën nga ministria thuhet se ka patur një shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe Ukrainës.
"Si rezultat i procesit të negociatave, 195 ushtarë rusë u kthyen nga tokat nën kontrollin e administratës së Kievit. Në këmbim u dorëzuan 195 ushtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ushtarët rusë do të transportohen në Moskë me avionë për të marrë mjekim në qendrat shëndetësore që lidhen me ministrinë. Ushtarëve të liruar do t'u ofrohet mbështetje mjekësore dhe psikologjike", thuhet në deklaratë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dha një deklaratë në mediat sociale në lidhje me shkëmbimin e të burgosurve. "207 ushtarë dhe civilë tanë u kthyen në shtëpi. Ne do të kthejmë të gjithë ata që u kapën. Vazhdojnë punimet në këtë drejtim", tha ai.
Ministria ruse e Mbrojtjes më 24 janar njoftoi se një avion rus, ku kishte të burgosur ukrainas, u godit në rajonin e Belgorodit nga një raketë e lëshuar nga Ukraina. Në deklaratë thuhet se avioni kishte një ekuipazh prej 6 personash, 65 ushtarë ukrainas të kapur gjatë luftimeve dhe 3 ushtarë rusë që i shoqëronin. I gjithë ekuipazhi dhe pasagjerët e avionit humbën jetën./aa