Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani.

Osmani nëpërmjet rrjeteve sociale shkroi se me emirin Al Thani, të cilin e quajti mik dhe aleat të Kosovës, foli për një marrëveshje të ardhshme për heqjen e regjimit të vizave nga Katari ndaj Kosovës dhe mundësisë për investime në Kosovë.

“Diskutuam marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me Katarin, përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të regjimit të vizave”, theksoi Osmani.

Presidentja Osmani gjatë këtij muaji pati njoftuar që qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza edhe drejt Emirateve të Bashkuara Arabe të cilat kanë kufi detar me Katarin.

Nga 1 janari 2024, vendet e zonës Schengen me vendim të Parlamentit Evropian kanë hequr regjimin e vizave për Kosovën, ndërsa po ashtu gjatë këtij muaji një vendim të tillë e mori edhe Spanja e cila ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës./aa