Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës po mbahet debati mbi raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë, në fund të të cilit pritet edhe votimi i raportit të Dora Bakoyannis. Për debatin për Kosovën janë paralajmëruar të marrin fjalën 59 deputetë. Në mesin e tyre edhe tre deputetë nga Kosova në cilësinë e vëzhguesit dhe si të tillë kanë të drejtë të flasin, por jo të votojnë. Për miratim nevojiten dy të tretat e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Para seancës në Asamblenë Parlamentare të martën, Komisioni për Politikë dhe Demokraci ka hedhur poshtë amendamentet e propozuara nga delegatët e Serbisë, të cilat u mbështetën edhe nga dy delegatë të Bosnje e Hercegovinës. Serbia po ashtu kërkoi që në vazhdim të procesit, Kosovës t’i vihet si kusht themelimi i asociacionit dhe qe nga teksti të hiqen të gjitha pikat në të cilat vlerësohet përparimi i Kosovës në respektimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave dhe në vend të kësaj, Kosova të kritikohet për shkelje të të drejtave. Në selinë e Këshillit të Evropës ndodhet një delegacion i Kuvendit të Kosovës. Nëse Asambleja Parlamentare voton sot pro anëtarësimit të Kosovës, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të KiE, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja e 47-të e organizatës. Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave mbahet në mesin e muajit maj.

Para seancës në Asamblenë Parlamentare të martën, Komisioni për Politikë dhe Demokraci ka hedhur poshtë amendamentet e propozuara nga delegatët e Serbisë, të cilat u mbështetën edhe nga dy delegatë të Bosnje e Hercegovinës. Serbia po ashtu kërkoi që në vazhdim të procesit, Kosovës t’i vihet si kusht themelimi i asociacionit dhe qe nga teksti të hiqen të gjitha pikat në të cilat vlerësohet përparimi i Kosovës në respektimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave dhe në vend të kësaj, Kosova të kritikohet për shkelje të të drejtave. Në selinë e Këshillit të Evropës ndodhet një delegacion i Kuvendit të Kosovës. Nëse Asambleja Parlamentare voton sot pro anëtarësimit të Kosovës, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të KiE, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja e 47-të e organizatës. Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave mbahet në mesin e muajit maj./KosovaPress