Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se beson që atmosfera pozitive e krijuar në marrëdhëniet dypalëshe pas tërmeteve me epiqendër në KahramanmaraÅŸ, mund të sigurojë përmirësimin e marrëdhënieve Türkiye-Greqi.

 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në qytetin Kozani, Mitsotakis shprehu kënaqësinë dhe krenarinë për jetët që shpëtuan në Türkiye ekipet e kërkim-shpëtimit nga Greqia.

 

Mitsotakis tha se ka mbajtur në shënim deklaratat e ministrit të Jashtëm të Türkiye-s, Mevlüt ÇavuÅŸoÄŸlu se mund të ketë përmirësim në marrëdhëniet dypalëshe.

 

"Mosmarrëveshje kemi. (Këto) Mund të zgjidhen në masën e të drejtës ndërkombëtare dhe në mënyrën e respektimit të marrëdhënieve të mira të fqinjësisë. Në përfundim unë besoj në lidhjen emocionale mes popujve tanë të paraqitur nga kjo tragjedi. Me të vërtetë besoj se ndoshta nga brenda kësaj drame mund të dalë një gjë më e mirë për marrëdhëniet turko-greke", shtoi Mitsotakis.

 

Në fjalën e tij, ai tha se beson që populli grek do të vazhdojë mbështetjen për popullin turk. Mitsotakis theksoi se Greqia si vend fqinj do të ndërmarrë rolin e saj që i takon në përpjekjen për rindërtimin e rajonit të prekur nga tërmeti./AA