Numri i të vdekurve nga sulmi i javës së kaluar në sallën e koncerteve në rajonin e Moskës në Rusi është rritur në 143, sipas Ministrisë së Situatave Emergjente të vendit.

Bazuar në të dhënat nga Ministria ruse e Shëndetësisë, Ministria e Situatave Emergjente tha se 143 persona janë listuar si të vdekur deri më tani.

"Lista do të rregullohet bazuar në të dhënat e kërkimit mjeko-ligjor", shtoi ministria.

Më herët, shërbimi për media i Komitetit Hetues të Rusisë i tha agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se organi hetimor federal ka marrë 143 deklarata nga persona për zhdukjen e të afërmve ose të dashurve të tyre gjatë sulmit.

Të premten, persona të armatosur hapën zjarr në sallën e koncerteve Crocus në Krasnogorsk në rajonin e Moskës.

Komiteti Hetues ka thënë se ka arrestuar 11 persona, përfshirë katër autorë, në rajonin kufitar të Bryansk, të cilët ishin rrugës për në Ukrainë

Gjykata e Rrethit Basmanny të Moskës të dielën akuzoi katër autorët për terrorizëm dhe miratoi paraburgimin e tyre deri më 22 maj./aa