Dy avionë u përplasën në pistën e një aeroporti në Japoni të enjten, duke shënuar incidentin e tretë të tillë muajin e fundit, raportuan mediat lokale.
Dy aeroplanë të All Nippon Airways pësuan një përplasje të vogël në aeroportin e prefekturës Osaka dhe Hyogo në Japoninë perëndimore, por asnjë pasagjer apo anëtarë i ekuipazhit nuk u lëndua, raportoi Kyodo News me bazë në Tokio.
Incidenti ndodhi në terminalin e brendshëm të Aeroportit Itami i njohur gjithashtu si Aeroporti Ndërkombëtar i Osakës.
Më 16 janar, dy avionë të Korean Air dhe Cathay Pacific me bazë në Hong Kong u përplasën në pistën e aeroportit New Chitose në Hokkaido.
Më herët, më 2 janar, gjatë përplasjes midis një avioni të Japan Airlines dhe një avioni të Rojës Bregdetare të Japonisë në aeroportin e Tokios la të vdekur pesë anëtarë të ekuipazhit./aa