Dy alpinistë spanjollë të cilët ishin duke u ngjitur në Mont Blanc që gjendet në kufirin Francë-Itali, humbën jetën pasi ranë nga një lartësi prej 350 metrash.
Sipas lajmeve në mediat kombëtare, incidenti ndodhi dje në malin që gjendet në rajonin francez Haute-Savoie.
Autoritetet njoftuan se dy alpinistë spanjollë, të moshës 26 dhe 27 vjeç, ranë nga 350 metra duke u ngjitur në Mont Blanc.
Punonjësit e kërkim-shpëtimit mbërritën në vendngjarje me helikopter dhe gjetën trupat e pajetë të dy alpinistëve për të cilët thuhet se ranë teksa "dëshironin të testonin një shkëmb me litarët e tyre gjatë zbritjes".
Një tjetër alpinist, i cili i mbijetoi aksidentit, u shtrua në spital.
Lidhur me incidentin kanë filluar hetime./aa