Rusia pretendoi se parandaloi sulme ukrainase me dronë në rajonet Belgorod, Kursk dhe Voronezh.
Në një deklaratë, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit rrëzuan gjithsej tetë mjete ajrore pa pilot të tipit aeroplan (UAV) mbi Belgorod gjatë dy sulmeve të veçanta me dron.
Ministria raportoi gjithashtu rrëzimin e një droni mbi rajonin Kursk ndërsa rrëzoi dy të tjerë mbi rajonin Voronezh.
Zyrtarët lokalë raportuan se nuk kishte viktima në rajonet e tyre përkatëse, ndërsa autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar ende mbi pretendimet.
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza për sulmet ajrore kundër njëra-tjetrës që janë intensifikuar që nga fundi i dhjetorit./aa