Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi paraditen e sotme për disa deklarata në media të Arben Ahmetajt që ndodhet në hetim nga SPAK për shpërdorim detyre në kohën që mbante postin e ministrit të Financave.
Sipas Bashës, “njëri del në dosje me krimin, tjetri në pazare korrupsioni, tjetri kanabizon Shqipërinë”.
“Se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin, kokat hëngshin, por çfarë shqetëson shqiptarët është se ata të gjithë bashkë nuk kanë ngrënë kumbulla e dardha, por paratë e shqiptarëve, kanë abuzuar me pasuritë e tyre. Dhe për këtë duhet të japin llogari para drejtësisë, nga i pari tek i fundit”, u shpreh Basha./ata