Gjykata e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu sot sërish seancën paraprake për ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me dosjen “Buka”. Burime të medias bënë të ditur se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorët, ndërsa është caktuar data 16 shkurt për gjyqin e radhës.
Në seancën e 18 janarit, avokatët e Ahmetajt kërkuan që gjykimi të konsiderohej i pavlefshëm dhe të ktheheshin aktet për hetim nga SPAK.
SPAK e hetoi Ahmetajn për privatizimin e fabrikës së bukës në kohën ku ai mbante postin e ministrit të Financave. Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre.
Aktualisht, Ahmetaj është pa imunitet ndërsa iu hoq edhe mandati i deputetit në zbatim të rregullores së Kuvendit për mungesë 6-mujore./ata