Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu informoi sot se po punohet me intensitet në shkollën “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan.

Sipas saj, bëhet fjalë për një tjetër investim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë, që pritet të përfundojë së shpejti, për të garantuar kushtet më të mira për 650 nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle.

“Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimim e 100 shkollave në të gjithë vendin”, u shpreh Manastirliu./ata