Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u paraqit sot në SPAK në ditën e caktuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u paraqitur në organin e hetuesisë.
Në dalje nga SPAK, Beqaj tha se kishte marrë edhe hard drive me të dhënat e laptop që iu sekuestruan në apartamentin e tij më 28 dhjetor.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet çdo të premte në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për çështjen e koncesionit të sterilizimit.
Në nëntor 2023 me kërkesë të SPAK gjykata caktoi masën “Detyrim paraqitje” për ish-ministrin i cili po hetohet për akuzën shpërdorim detyre./ata