Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediet pas takimit në Shkodër mes qeverisë dhe bashkive të vendit u pyet në lidhje me procedimin pas vendimit të Gjykatës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Rama u shpreh se procesi në gjykatë ishte edhe arsyeja përse deri tani nuk ka pasur zgjedhje në Himarë. “Shprehje e qasjes së vullnetit të mirë nga Shqipëria”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se do pritet vendimi i Apelit dhe më pas do procedohet sipas ligjit.

“Zgjedhjet i cakton Presidenti dhe pas apelit do procedojmë sipas ligjit dhe standardeve demokratike në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se do të ishte qenë e udhës që Drejtësia të ishte lënë e qetë, ashtu siç u shpreh ai “ne e lamë të qetë, dhe e kemi lënë për të gjitha çështjet brenda Republikës së Shqipërisë”.

Ligji, tha Rama, është i barabartë për të gjithë shtetasit shqiptarë dhe Beleri është shtetas shqiptar.

“Nuk komentoj vendimet e Gjykatës por ka qenë cingërisëse të dëgjojmë zëra në gjuhë të huaj që komentojnë vendimet e Drejtësisë shqiptare”, përfundoi Rama./ata