Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në lidhje me miratimin e projektligjit për anëtarësimin e Suedisë në NATO në parlamentin turk, ka deklaruar se "ky është vendim sovran i Türkiyes".

Peskov u pyet nga gazetarët për miratimin në parlamentin e Türkiyes të projektligjit për aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Duke rikujtuar se Türkiye është një anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Peskov tha se: "Kjo është një e vërtetë shumë e qartë. Ankaraja ka përgjegjësitë e saj në lidhje me këtë aleancë, ka proceset e saj të negociatave".

"Ky është vendim sovran i Türkiyes", vlerësoi Peskov./aa