Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Rinasit. Shtetasi B.J duke drejtuar makinën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe automjeti ka dalë nga rruga.

 

 

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti që drejtonte B. J. përdorej për transportimin e vlerave monetare, por në momentin e aksidentit ka qenë bosh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.