Shërbimi Federal i Doganave Ruse ka njoftuar se ka sekuestruar në territorin rus kontejnerë me uniforma për trupat ukrainase që ishin në një rrugë tranziti përmes Kinës për në Poloni.

Dokumentet që shoqëronin ngarkesën pretendonin se ishin veshje sportive, por gjatë një inspektimi në pikën e kontrollit hekurudhor Zabaikalsk në qarkun e largët rus, doganierët dyshuan për përmbajtjen e kutive, tha kreu i zyrës lokale doganore Vladimir Ignatiev në një konferencë shtypi në qytetin Chita.

"Në postbllokun hekurudhor, të gjithë kontejnerët po skanohen. Ndërsa skanimi tregon se nuk janë me të vërtet veshje sportive për sa i përket densitetit të rrobave dhe parametrave të tjerë. Një kontejner u zgjodh rastësisht dhe u hap, kurse kishte edhe çanta me adresa në Ukrainë. Ata ishin të mbushura me uniforma me simbolet e ushtrisë ukrainase”, tha ai.

Gjithsej tetë kontejnerë janë konfiskuar dhe përmbajtja e tyre po kontrollohet, tha Ignatiev.

"Prodhuesi nuk tregohet në etiketa, por është shkruar në gjuhën ukrainase se është një uniformë ushtarake. Ne do të vazhdojmë ta inspektojmë për rreth një javë tjetër", tha ai.

Rusia nisi "operacionin e saj special ushtarak" në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Perëndimi mori anën e Ukrainës dhe që atëherë ka ofruar ndihmë të paprecedentë ekonomike, humanitare dhe ekonomike për Kievin. Shumica e ngarkesave vijnë në Ukrainë nëpërmjet Polonisë./aa