Siguria ushqimore është një kriter diferencues për ofrimin e produkteve cilësore dhe garantimin e kënaqësisë konsumatore.

GIZ Albania në bashkëpunim të ngushtë me Agroturism Albania, vijon pilotimin e paketës PAS (Platforma për Shërbimet e Agroturizmit) në sipërmarrje agroturistike nëpërmjet konsulencës së ekspertëve të sigurisë ushqimore, duke e treguar më së miri se kalimi nga ferma në tryezë nuk ka të bëjë vetëm me shijen.

Por mbi të gjitha me produktet që u përmbahen standardeve të larta të sigurisë ushqimore.

Kjo iniciativë promovon mirëqenien e konsumatorëve, por dhe pozicionon çdo sipërmarrje agroturistike, si ofrues të produkteve ushqimore të cilësisë së lartë dhe të sigurta./ata