Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, Fidel Ylli mori pjesë ditën e premte në Asamblenë e përgjithshme vjetore të Federatës Shqiptare të Qitjes.
Kreu i KOKSH i përgëzoi për punën e bërë gjatë këtij viti si dhe vuri në dukje se është e rëndësishme që sporti i qitjes të vazhdojë të jetë një sport elitar, duke synuar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Gjithashtu Ylli shprehu mbështetjen e KOKSH ndaj Federates për projektet, kërkesat për baze materiale apo dhe rritjen e kapaciteteve trajnuese dhe vecanërisht rritjen e numrit të sportistëve të rinj./ata