Policia Bashkiake e Tiranës ka vijuar traditën e bukur të dhurimit të gjakut.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të dhurojnë gjak duke u bërë kështu heroi i një personi që ka nevojë.

 

“Nënkryetari Andi Seferi bashkë me kolegët e Policia Bashkiake Tiranë vijuan traditën në kuadër të fushatës kombëtare për dhurimin e gjakut në ndihmë të personave në nevojë.

Një bravo për grupin , që veç përmbushjes së misionit tuaj ligjor në krye të detyrës, jeni shembull edhe i përgjegjësisë sociale! Dhuro gjak, bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty”, shkruan Veliaj.