Mijëra qytetarë u mblodhën të shtunën në një protestë kundër të djathtës ekstreme në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.
Protestat kanë vazhduar për disa ditë pasi u zbulua se partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) po diskutonte planet për dëbimin masiv të qytetarëve me origjinë të huaj.
E themeluar në vitin 2013, partia AfD fitoi vëmendje të veçantë në vitin 2015 kur rreth një milion emigrantë dhe refugjatë mbërritën në Gjermani. Ata hynë për herë të parë në Bundestag në vitin 2017. Popullariteti i kësaj partie u rrit sërish pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Në shtator do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Brandenburg, Saksoni dhe Turing dhe sipas hulumtimeve, AfD mund të bëhet partia më e fortë në të tre shtetet federale./aa