Një 19-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

 

 

Mediat italiane shkruajnë se, 19-vjeçarja, Eralda Spahillari, ishte drejtuesja e makinës, dhe dy nga 3 pasagjerët kanë marrë plagë të rënda, ndërsa një e mitur ka ndërruar jetë.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në Motta di Livenza (Treviso). Makina e Eralda Spahillarit, u përplas me një pemë, duke sjellë vdekjen e saj dhe të shoqes, Barbara Brotto, 17-vjeç. Pavarësisht ndihmës, vajzat ndërruan jetë në spital.