Serie A e futbollit vijoi këtë të shtunë me ndeshjet e radhës, ato të vlefshme për raundin e 23-të. Duke nisur nga ora 15:00, në dy sfidat e para mbizotëroi rezultati 0-0. Ndërkohë në 18:00 Frosinone humbi 2-3 me përmbysje nga Milani. Në mbrëmje Bologna fitoi 4-2 ndaj Sassuolos, teksa Kumbulla nuk ishte i grumbulluar te miqtë.

Milani nuk vdes kurrë dhe një gjë të tillë kuqezinjtë e Stefano Piolit e kanë treguar edhe këtë të shtunë, ku ia dolën jo pa vështirësi që të marrin tri pikë në udhëtim, duke fituar 2-3 me Frosinonen. Giroud në të 17 minutë gjeti golin e parë për miqtë, para se Soule nga penalltia dhe Mazzitelli të kalonin Frosinonen në epërsi. Minuta e 72 vendosi baraspeshën, me Gabbian që me kokë e dërgoi rezultatin në 2-2. "Djalli" ishte me fat nëntë minuta para fundit, pasi një top i mbetur në zonë solli edhe golin e përmbysjes së madhe 2-3 me Jovic.

Në "Carlo Castellani", Empoli barazoi 0-0 me Genoan. Në fushë për vendasit nga minuta e parë ishte Ardian Ismajli, ndërsa në stol qënduan Shpendi dhe Berisha. Duket se Etriti e ka humbur sërish vendin mes katërkëndëshit. Edhe në Udine, vendasit e Udineses barazuan 0-0 me Monzën. Pas nisjes së mirë të sezonit, bardhezinjtë e Cioffi janë pranë zonës së ftohtë të renditjes.

Serie A, java 23:

E shtunë

15:00

Empoli 0-0 Genoa

Udinese 0-0 Monza

18:00 Frosinone 2-3 Milan

20:45 Bologna 4-2 Sassuolo