Premier League e futbollit në Angli zhvilloi këtë të shtunë katër ndeshjet e radhës. Në këto sfida ranë në sy barazimet, teksa u shënuan 21 gola. Padyshim barazimi 4-4 mes Newcastle dhe Luton ishte më spektakolari, ndërsa debutoi me pikë te Fulham edhe Armando Broja.
Sulmuesi shqiptar vetëm dje u prezantua në klubin e ri, teksa sot trajneri Marco Silva i besoi 16 minuta në fundin e përballjes. Me Fulhamin që po udhëhiqte 0-2 në pjesën e parë, vendasit e Burnley ia dolën të barazonin.
Brighton bëri autokritikë në shtëpi dhe pas humbjes turpëruese në mesjavë 4-0 nga Luton, u imponua në shtëpi duke mposhtur 4-1 Palacen. Premier League vijon të diel me ndeshjet e tjera.
Premier League, java 23:
E shtunë
Everton 2-2 Tottenham
Brighton 4-1 Crystal Palace
Burnley 2-2 Fulham
Newcastle 4-4 Luton