Presidenti i Namibisë, Hage Geingob ka vdekur në spitalin ku po trajtohej për kancer.
Në një deklaratë nga llogaria X e Presidencës së Namibisë thuhet se Geingob vdiq në spitalin "Lady Pohamba" në kryeqytetin Windhoek ku vazhdonte trajtimin për kancer.
Në një deklaratë më 25 janar nga Presidenca e Namibisë u njoftua se qeliza kancerogjene u gjetën sërish në trupin e 82-vjeçarit Geingob i cili ishte trajtuar më parë kundër kancerit.
Geingob, një pjesë të trajtimit të tij për kancerin e mori në qytetin Los Angeles të SHBA-së më 25 janar - 2 shkurt.
Detyrën e tij si president, Geingob e mori në mars të vitit 2015 dhe këtë vit pritej që të përfundonte mandatin e tij të dytë dhe të fundit./aa